“Qytetet çadër” në Siri përballen me të nxehtin ekstrem

Familjet dhe kryesisht fëmijët që jetojnë nëpër çadrat përreth zonave në qytetin Idlib i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë, po përballen me të nxehtin ekstrem, raporton Anadolu Agency (AA).

Familjet të cilat janë strehuar në qytetin Idlib në veri të vendit duke u larguar nga sulmet e regjimit të Bashar al Asadit dhe mbështetësve të tij, që jetojnë nëpër çadrat të cilat i kanë ngritur mbi toka jo pjellore ku pavarësisht kushteve të këqija ku mungojnë energjia dhe uji, përballen me të nxehtin ekstrem, ku herë pas temperatura arrin mbi 50 gradë, ndërsa më shumë është problem për fëmijët.

Nëna Um Hatice Kasım, e cila jeton në qytetin çadër në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Vajza ime 2 vjeçare humbi dëgjimin pasi u sëmur për shkak të të nxehtit. Kemi vajtur tek mjeku, duhet të mjekohet me pajisjet e nevojshme, por edhe ato kushtojnë shumë.”

Duke theksuar se përpiqen të gjejnë zgjidhje për të freskuar fëmijët, Kasim është shprehur “Këtu në këto çadra është e vështirë të gjesh gjëra të ftohta apo akull. Kur lind dielli dalim e gjejmë ujë të ftohtë me të cilin lagim çarçafët dhe veshjet duke i mbështjellë në trupin tonë.”

“Fëmijët i dërgojmë pranë të njohurve tanë”

Ndërsa Ebu Muhammed Hamavi, i cili jeton që prej 4 vitesh në qytetin çadër në një deklaratë për gazetarin e AA-së shprehet se “Kjo verë po kalon shumë e vështirë. Teksa para disa ditësh nxehtësia nëpër shtëpi u ndje në 50 gradë kjo nëpër çadra u ndje akoma edhe më shumë. Të nxehtit vazhdon akoma.”

Duke vënë në dukej se një pjesë të fëmijëve i dërgojnë pranë të njohurve, shokëve në qendër të qytetit Hamavi tha se “Nuk kemi mundur t’i dërgojmë të gjithë. Me ujin e fundit që na ka mbetur ia hedhim fëmijëve që kanë mbetur këtu. Përpiqemi që ato t’i mbrojmë në këtë mënyrë.”

Ndërsa edhe Um Yusuf Zeki që ka tërhequr vëmendjen se në kamp ka mangësi për ujin tha se “Përpiqemi të sigurojmë jetesën duke punuar këtu. Bashkë me familjen time kemi emigruar nga Hama. Fëmijët përballen me të nxehtin i cili këtë verë ka arritur në 50 gradë. Ato kanë patur probleme shëndetësore si marrje mendsh dhe të vjella. I kemi dërguar çdo ditë nëpër spitale dhe pikat shëndetësore”.