Qytetarët të cilët vërshuan në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes për të falur namazin e sabahut, pasi nuk u lejuan në zonë e falën namazin në pikat e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhamia e cila do të hapet sot me namazin e xhumasë, pas 86 vitesh, u mbyll për shkak të përgatitjeve dhe masave të sigurisë. Ata që erdhën për ta falur namazin e sabahut, nuk u lejua hyrja e tyre në zonë.
Qytetarët namazin e falën në pikat e sigurisë. Qytetarët do të mund të hyjnë në zonë duke filluar nga ora 10:00 me kohën lokale, nga 11 pika të sigurisë.