Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qytetarët turq në Gjermani reagojnë ashpër ndaj deklaratave të ministrit gjerman

Qytetarët turq në Gjermani reagojnë ashpër ndaj deklaratave të ministrit gjerman

Qytetarët turq që jetojnë në Gjermani reaguan ashpër ndaj qeverisë gjermane.

Kryetari i Shoqatës Turke të Kulturës dhe të Sportit në qytetin Mossingen të Baden-Wurttemberg, Mehmet Baso, i shkroi një letër reagimi ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel pas deklaratës së të bërë ndaj turqve.

Duke e bërë të ditur se kjo letër është rezultat i reagimeve të akumuluara, Baso vijon me këto fjalë: “Para 40 vitesh ju na shikonit si të huaj, ndërsa këtë e bëni edhe sot”.

Baso tërhoqi vëmendjen në ksenofobinë në rritje në Gjermani dhe shtoi se “Unë jam kundër politikave të Turqisë që ushtrojnë qeveria e Gjermanisë, ministrat dhe politikanët gjermanë”.

“Deklaratat negative ekonomike dhe politike nuk shërbejnë për asgjë tjetër përveç për rritjen e armiqësisë ndaj turqve. Ju po shkaktoni me vetëdije krizë me Turqinë. Çfarë bëtë dhe çfarë po bëni që ne të jemi pjesë e juaj? Kjo është një retorikë shumë bindëse”, shkruan Baso në letrën e tij.

Ai gjithashtu tha se Gjermania duhet të luftoj në mënyrë më efektive ndaj organizatave terroriste dhe kërkoi që të ndalohen aktivitetet e organizatës terroriste gyleniste FETO në këtë vend.

Baso reagoi edhe ndaj ndalimit të mbajtjes së fjalimeve të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe ministrave turq në Gjermani.

Exit mobile version