Qytetarët turq që jetojnë në Gjermani reaguan ashpër ndaj qeverisë gjermane.
Kryetari i Shoqatës Turke të Kulturës dhe të Sportit në qytetin Mossingen të Baden-Wurttemberg, Mehmet Baso, i shkroi një letër reagimi ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel pas deklaratës së të bërë ndaj turqve.
Duke e bërë të ditur se kjo letër është rezultat i reagimeve të akumuluara, Baso vijon me këto fjalë: “Para 40 vitesh ju na shikonit si të huaj, ndërsa këtë e bëni edhe sot”.
Baso tërhoqi vëmendjen në ksenofobinë në rritje në Gjermani dhe shtoi se “Unë jam kundër politikave të Turqisë që ushtrojnë qeveria e Gjermanisë, ministrat dhe politikanët gjermanë”.
“Deklaratat negative ekonomike dhe politike nuk shërbejnë për asgjë tjetër përveç për rritjen e armiqësisë ndaj turqve. Ju po shkaktoni me vetëdije krizë me Turqinë. Çfarë bëtë dhe çfarë po bëni që ne të jemi pjesë e juaj? Kjo është një retorikë shumë bindëse”, shkruan Baso në letrën e tij.
Ai gjithashtu tha se Gjermania duhet të luftoj në mënyrë më efektive ndaj organizatave terroriste dhe kërkoi që të ndalohen aktivitetet e organizatës terroriste gyleniste FETO në këtë vend.
Baso reagoi edhe ndaj ndalimit të mbajtjes së fjalimeve të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe ministrave turq në Gjermani.