Në këto momente në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, janë mbledhur shumë qytetarë të cilët presin autobusin për të ikur nga Kosova.
Ali Sadriu nga Podujeva i mllefosur ka thënë se politikanët kanë shitur çdo gjë në Kosovë. Ai u ka bërë apel të rinjve të ikin.
“Hashim Thaci ka shitur çdo gjë me fabrika. Albini është tejet i keq po i detyron qytetarët ta thyejnë vendin. Neve nuk do askush sepse nuk kemi punuar për vend tonin. Këta të shkretë kanë shitur cdo gjë. Oj rini vetëm mos mujshi me dal, krejt dilni. Këtu nuk ka jetë, nuk ka shëndetësi si duhet, nuk ka asgjë”, thotë ai.