Ballina Lajmet Kosovë Qytetarët kundër largimit të mësueses me shami

Qytetarët kundër largimit të mësueses me shami

Arsimtarja e lëndës së matematikës mban mbulesë në kokë, megjithatë kjo po i shqetëson disa nga prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimin në këtë shkollë, shkruan lajmi.net.

Fatmirja tregon se ligjëron lëndën e matematikës, asnjëherë duke dalë jashta saj apo duke ligjëruar për fe, por prindërit e këtyre nxënësve po i bëjnë

Sipas saj, në shkollë dëshirojnë ta sjellin një tjetër mësimdhënës, e kështu po pretendojnë ta marrin si shkas mbulesën e saj.

Nxënësit në shkollë kanë bojkotuar mësimin, edhe pse një gjë e tillë asnjëherë nuk duhet bërë.

Një ndër pikat problematike në ditët e sotme kryesisht nëpër institucione, është bërë mbulesa e femrës, edhe pse kjo është zgjidhje personale për të gjithë.

Çështja e mbulesës së femrave nëpër shkolla, po vazhdon të jetë problem, por megjithatë mos lejimi i tyre tek disa femra me mbulesa nëpër shkolla dhe institucione tjera po i shqetëson.

Disa prej tyre nuk pranuan të flasin para kamerave, por ato kërkojnë të drejtat e tyre, pasi që vënia e shamisë asesi nuk mund të sjell probleme, përderisa personi në fjalë kryen detyrën që ka dhe vishet në përputhje me normat pedagogjike-arsimore.

Shumë prej qytetarëve konsiderojnë të padrejtë dhe gabim mendimin e këtyre prindërve, pasi një arsimtare e tillë e cila thjesht kryen punën e saj me vullnet dhe mban shami në kokë, nuk mund të shfaq anë negative tek një nxënës.

“Gabim e kanë, çka ju bën ideologjia e saj, ajo mendon se e ka mirë dhe le të vazhdon, ajo fëmijëve kurgjo s’ju bën”, u shpreh një qytetare.

Por të drejtat e tyre i kërkojnë edhe femrat tjera, ashtu si Fatmirja që bën punën si arsimtare.

Padrejtësi po i bëjnë edhe sipas një tjetër qytetareje, e cila thotë se mbajtja e shamisë në kokë është çështje personale, e të drejtat duhet t’ua lejojnë.

“Nëse ajo është e aftë dhe e meriton pse mos me kon në vendin e saj, e jo vetëm për një shami në kokë mos me pas të drejta”, tha ajo.

Ajo madje u bënë apel prindërve të fëmijëve në shkollën “Visar Krasniqi” në Malishevë, që mësim duhet t’u jap një arsimtare me përgjegjësi dhe e ndershmëri, që bën punën e saj të mirëfilltë.

“A më mirë një motër myslimane me ju dhënë mësim e mi eduku, apo një lakuriq? Ju ato po i ngritni, ndërkaq neve për një shami po na përulni”, u shpreh ajo.

E edhe një tjetër qytetar mendon se për islamin pak po ka njohuri në Kosovë, pasi feja islame duhet të respektohet, e në veçanti një femër e mbuluar.

“Pozita femërore shumë po hek ktu, askush spo sillet mirë, as populli e as qeveria, kjo qeveri duhet me ra në tokë njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Edhe pse prindërit vazhdojnë të shprehin shqetësim për rastin e Fatmires, drejtori i arsimit në Malishevë Avdi Morina, ka thënë se kjo mësimdhënëse ishte më e kualifikuara prej kandidatëve të tjerë, megjithatë kjo çështje ende nuk është zgjidhur as nga Ministria e Arsimit.

Exit mobile version