Ballina Lajmet Kosovë Qytetarët e Kosovës nga 1 dhjetori udhëtojnë pa viza për në Tajvan

Qytetarët e Kosovës nga 1 dhjetori udhëtojnë pa viza për në Tajvan

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.

Ahmeti në një postim në Facebook shkruan se kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës.

“Duke filluar nga 1 dhjetori 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës me pasaporta të rregullta, diplomatike ose zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Tajvanit.

Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm në fuqizimin ndërkombëtar të pasaportës së Kosovës, ku vetëm brenda këtij mandati qeverisës u mundësua udhëtimi pa viza në Zonën Shengen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlandë, Izrael dhe tani edhe në Tajvan.

Kjo mundësi e re për lëvizje të lirë me Tajvanin hap rrugën për partneritete ekonomike, shkëmbime arsimore dhe bashkëpunim kulturor midis dy shoqërive tona”, shkruan zëvendësministri Ahmeti.

Exit mobile version