Qytetarët e Kosovës pritët që me 11 Qershor tu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur atë që do t’i udhëheq për katër vite.
Gjatë kësaj qeverisje PDK-LDK, qytetarët e Kosovës janë përballur me shumë probleme dhe procese politike të rëndësishme për Kosovën. Ndërsa, për qeverisjen e ardhshme pritët të jepin votën e tyre ndëshkuese për ata të cilët nuk kanë mbajtur premtimet. Mirëpo, analistë politik shprehen së pavarësisht dëshirës së qytetarëve për të parë ndryshim në Kosovë, nuk ka platform apo koalicione që dërgojnë kah ndryshimi.
Sipas njohësit të rrethanave politike, Donik Sallova, njerëzit janë të etur për ndryshime, por që nuk ka alternative që çojnë në ndryshim.
“Besoj që vullneti i elektoratit do te jetë për ndryshim në masë të madhe, por kjo politikisht me rrotacion do të rezultonte nëse do të kemi një koalicion të madh opozitar parazgjedhor. Duke pasur parasysh që tanimë po ndërrohen gjeneratat dhe në këto zgjedhje do të marrin pjesë votues të rinj që kanë lindur në vitët 1998-1999, atëherë mund të pritët “votë” protestuese”, ose “votë rrebele. Njerëzit janë të etur për ndryshim, por ata nuk po shohin platforma dhe koalicione që dërgojnë ka ndryshimi. Nuk besoj tek Alternativat e reja qeë po formohën. Jane jo kredibile, me njerëz të konsumuar, pa parime, që synojnë ta devijojnë votën opozitare qe eventualisht mund të shkojë kah VV” ka thënë Donik Sallova për Indeksonline.
Ndërsa, për elekotratin e partive, Sallova ka thënë se PDK-ja ka 25-30% të elektoratit, LDK-ja do të këtë rënie, ndërsa, parasheh rritje solide tek VV dhe AAK, që do të mund të ishte boshti për ndryshim.
“PDK-ja e ka të konsoliduar një farë mase elektorale mes 25-30%, si pasojë e qendrimit të gjatë në pushtet dhe qasjes klienteliste që ka me elektoratin e saj. LDK-ja, parashoh të këtë rënie si pasojë e shkeljes së parimeve dhe premtimeve të veta të fushatës së kaluar. Parashoh rritje solide tek VV dhe AAK, që do të mund të ishte boshti për ndryshim. Me një rikthim të AKR-se me 6-7% mund të behëj një grup partish që mund të peshonte me shumë se vlera elektorale e PDK-së, por aktualisht jo si te ndara” është shprehur analisti politik, Sallova.
Edhe analisti tjetër, Bajrush Morina, vlerëson se e keqja më e madhe është se nuk ka alternative dhe nuk ka mundësi ndryshimi të skenës politike.
“E keqja më e madhe është se nuk ka alternativa dhe nuk ka mundësi të ndryshimit të skenës politike në vendin tonë përderisa kemi “sundimtarë” të tillë në skenën tonë politike. Prandaj nuk pres ndryshime të përbërjes politike e madje nuk shpresoj në ndryshime të mëdha të përbërjes institucionale, do të jenë këta që na “sunduan” dje, na “sundojnë” sot e do të na “sundojnë” edhe nesër” ka deklaruar Morina.
Ai ka thënë se “mrekulli politike” nuk do të këtë në zgjedhjet që pritët të mbahën.
“Mendoj se as më 11 as më 18 dhe fatkeqësisht as në një të ardhme të afërt nuk do të ndodhë “mrekullia politike” në republikën e Kosovës. Kjo kastë politike e ka blerë votën e qytetarëve, e ka “shkelë” në fyt votuesin, e ka korruptuar, e ka mashtruar dhe po i sundon votuesit e vet në vendin tone” ka thënë Bajrush Morina për Indeksonline.
Data e zgjedhjeve është përcaktuar 11 qershori.
Zgjedhjet vinë pas rrëzimit të kryeministrit Isa Mustafa nga Qeveria me anë të mocionit të inicuar nga partitë opozitare Nisma, AAK, dhe VV, por që nënshkrues kanë qenë edhe disa deputetë të pozitës./Indeksonline L.TH