Sot shënohet 20 vjetori i Betejës së Koshares, në kuadër të operacionit ‘Shigjeta’, e që është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E për të shënuar këtë përvjetor është organizuar Manifestimi Tradicional ‘Ditët e Shqipes 2019-‘ për ndertë Betejës së Koshares.
Tashmë qytetarë të shumtë janë mbledhur në Koshare, për të shënuar këtë 20-vjetor.
Në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares kanë nisur si fillim homazhet tek varrezat e dëshmorëve dhe me fillim nga ora 12:00, tubimi përkujtimor, raporton Indeksonline.
Pavarësisht motit të ftohtë dhe reshjeve të shiut, banorët nuk kanë hezituar që të mblidhen bashkë për të nderuar dhe përkujtuar këtë betejë.