Qysh ta ndalim ndotjen e ajrit? Boll i dogjët arat, bëni biznes me to

Kosova, njësoj si India, përballet me problemin e djegies së kashtës së mbetur nëpër ara nga bujqit. Ky artikull është përgatitur nga gazeta prestigjioze The Guardian dhe vjen i përkthyer në shqip nga Periskopi.

Vjeshta në Indi, njësoj si në Kosovë, është sezonë e tymnajës, koha më e keqe e vitit për disa prej qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Ka një arsye tjetër për këtë, përveç trafikut, industrisë e termocentraleve. Është koha edhe për djegien e arave nga bujqit. Kjo është një mënyrë e kollajshme dhe e lirë për ta pastruar arën që të mbillet pastaj në sezonin e ardhshëm.

Megjithëse teknikisht ilegale, përsëri njësoj si në Kosovë, kjo gjë ndodh në të gjitha shtetet veriore të Indisë. Nga disa matje thuhet se këto djegie përbëjnë qerekun e ndotësve të përgjithshëm të ajrit gjatë muajve të dimrit.

Sipas një studimi del se në Delhi, shpesh qyteti me ajrin më të ndotur në botë, kur nis periudha e zjarreve ajri i ndotur rritet për 20 herë më shumë.”

Por, tashmë disa kompani private kanë ardhur me ide që thonë se mund të ndihmojnë.

Një kompani me bazën në Hamburg e quajtur “Bio-lutions” ka ndërtuar një fabrikë afër Bangalores për të konvertuar mbetjet e arrave në fibra që mund të përdoren për materiale paketimi dhe takëme.

Ka edhe të tjera kompani inovatore që në varësi të mbetjeve bëjnë produkte të tjera. /Periskopi