Nga tregimet dhe margariteret autentike te Muhamedit a.s. na eshte transmetuar :
“Nje burre bleu nje truall nga nje burre tjeter, ku gjeti nje qyp me monedha te arit.
Bleresi i tha: Merre arin tend, une ta kam blere vetem truallin e jo edhe arin.
Shitesi tha: Une ta kam shitur token me ç’ka ne te. Keshtu qe shkuan te gjykohen, ku gjykatesi i pyeti: Keni femije?
Njeri tha: Une kam nje djale.
Tjetri tha: Une kam nje vajze.
Gjykatesi tha: Martojini djalin me vajzen, kurse arin shpenzojeni per ta dhe jepeni sadaka”.
Dobite dhe mesimet qe nxjerren nga ky rast:
– Devotshmeria dhe besnikeria çdohere sjelle miresi.
– Frika nga harami dhe pasuria qe nuk eshte e jotja.
– mos lakmia dhe te kenaqurit me ate qe eshte vetem e jotja, e qe eshte burimi kryesor i lumturise. E kjo eshte nje semundje bashkekohore, pakenaqesia me ate qe e kemi, por synojme dhe lakmojme vetem te huajen.
– Vlera e krijimit te miqesise me njeriun e devotshem.
– Urtesia e Gjykatesit, parimet e tij fisnike, dhe kujdesi per investimin ne gjeneratat e ardhshme te shendosha.
– Te shpresojme se edhe sot kemi akoma njerez te tille.
Nga freskia dhe bukuria e fshatit Trepçë dhe biblioteka e shtepizes.
Mr.sci. Saad Riza Gashi