“Quo Vadis, Aida?”: Të mbijetuarit e Srebrenicës më në fund rrëfejnë historitë e ty

Filmi “Quo Vadis, Aida?” nga Bosnja dhe Hercegovina u përzgjodh në listën e ngushtë të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit për filmin më të mirë në gjuhët e huaja më 9 shkurt. Ky është një film për Srebrenicën, më saktësisht për ngjarjet brenda narratives më të gjerë të cilat ndodhën në Srebrenicë midis 11 dhe 13 korrikut të vitit 1995. Filmi zhvillohet në ish-fabrikën e baterive në Potoçari, ku kishin bazën pjesëtarët e forcave paqeruajtëse të batalionit holandez Dutchbat të Kombeve të Bashkuara (OKB). Filmi rishikon rolin e ushtarëve holandezë në këtë ngjarje, që bëri që më shumë se 2 mijë burra dhe djem nën mbrojtjen e tyre të përfundonin në duart e trupave serbe të Bosnjës dhe më pas të vriteshin në gjenocid kundër popullsisë boshnjake në pjesën lindore të Bosnjës.

Fokusi kryesor i filmit është në ngjarjet që ndodhën brenda kompleksit holandez, ku mijëra refugjatë nga Srebrenica kërkuan strehim, duke përfshirë disa anëtarë të familjeve të pjesëtarëve të OKB-së dhe stafit të batalionit holandez. Kjo është një histori tradhtie dhe brutaliteti, një histori që mund t’i kishte ndodhur kujtdo prej nesh. Historia në njëfarë mënyre bazohet në jetën e Hasan Nuhanoviç, një njeri të cilin unë e njoh dhe e respektoj thellësisht, por është një trillim që i përmbahet kornizës faktike të ngjarjeve dhe shpjegon pamjen më të gjerë të gjenocidit të kryer me urdhër të Radovan Karaxhiçit dhe Ratko Mladiçit, të cilët vuajnë dënimet për krime.

Premiera në Bosnjë dhe Hercegovinë u mbajt në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës me praninë e dhjetëra të mbijetuarve. Që nga ky moment, në internet u mobiluzua një ushtri e nacionalistëve serbë në një operacion lokal që kishte për synim uljen e vlerësimit të filmit në IMDb. Përkundër përpjekjeve të tyre, filmi do të vazhdojë të jetë pjesë e mënyrës se si pasardhësit tanë do të mësojnë për Srebrenicën.

Si ndodh kjo, përafërsisht në kohën e njëjtën kur “Quo Vadis, Aida?” hyri në qarkun e ngushtë për çmimin Oskar, qeveria holandeze vendosi të shpërblejë me nga 5 mijë euro të gjithë pjesëtarët e batalionit që ishin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, si “gjest mirënjohjeje” për traumat e tyre. Shoqëria në Holandë i vendosi paqeruajtësit e saj në qendër të narrativit kombëtar të ngjarjeve në Srebrenicë, e cila deri në një masë është e kuptueshme, por përjashton pjesën më të madhe të tablosë. Ekziston një histori më e madhe që duhet të tregohet: historia jonë. Deri më tani, historia e Srebrenicës është ritreguar në gjykata, është treguar nga disa akademikë (disa me qëllime të mira, por edhe me qëllim të keq), si dhe në media. Ne, të mbijetuarit e gjenocidit, sapo kemi filluar të tregojmë historinë tonë.

Historia jonë është historia e mijëra burrave që u janë dorëzuar serbëve për tu vrarë, derisa ushtarët holandezë që duhej t’i mbronin, rrinin duarkryq. Kjo është historia e mijëra burrave që u përpoqën duke ecir në këmbë të gjejnë siguri, që më pas të gjuhen dhe të vriten. Kjo gjithashtu është historia e dhjetëra mijëra grave dhe fëmijëve që u dëbuan me forcë. Historia e tre viteve të urisë, vuajtjes dhe frikës për jetën nën rrethim. Historia e tradhtisë së bashkësisë ndërkombëtare, e cila premtoi se do të na mbronte dhe e cila, përderisa ata na vrisnin, vetëm kthenin shikimin. Brenda kësaj historie, batalioni holandez është vetëm një fusnotë e pakëndshme. Për sa kohë që ata vazhdojnë të vendosin ushtarët holandezë në qendër të narratives së tyre për Srebrenicën, shoqëria holandeze dhe posaçërisht qeveria holandeze, është në bashkëpunim me forcat revizioniste që përpiqen të mbulojnë koston njerëzore të gjenocidit të Srebrenicës dhe të kufizojnë historinë tonë në margjinat periferike të historisë evropiane.

Ne nuk kemi nevojë për askënd që të tregojë historinë tonë. Ne zgjedhim si, kur dhe kujt t’ia tregojmë. Kur keni mbijetuar, ndonjëherë është e vështirë të “ndaheni” nga përvoja juaj. Momentin që flisni ose shkruani për të, ajo më nuk të përket vetëm ty, por bëhet pjesë e një njohurie më të gjerë. Megjithatë, për të siguruar që përvoja jonë të mbahet mend, është e nevojshme ta bëjmë këtë. Në këtë kuptim, “Quo Vadis, Aida?” është një film që rishkroi historinë me vetë faktin që u gjirua. Si i pari, shpresoj, nga shumë filma që do të gjirohen për Srebrenicën, “Aida” flet në emër të brezit tonë, një brez që është më shumë i vdekur sesa i gjallë.

* Autori është drejtori i Qendrës Përkujtimore -Srebrenica. Ai është ligjërues honorar në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS). Suljagiç është gjithashtu autor i dy librave: “Pastrimi etnik: Politika dhe dhuna-Fushata serbe për pastrimin etnik në ish Jugosllavi” dhe “Kartolina nga varri”