Quni: Jam kandidat për kryetar të LDK-së

Anton Quni nga LDK-ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Në mesin e emrave të përmendur deri më tani kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Kujtim Shala, e emra të tjerë.