Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit.
Në përgjumje e sipër ndoshta nuk mund të përcaktoni cila është alternative më e shëndetshme, ja këshillat që ju nevojiten.
Lëngu i portokallit
Avantazhet: Një gotë me lëng portokalli të freskët përmban 110 kalori dhe plotëson dozën e plotë të nevojshme të vitaminës C. Kjo e fundit është një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga dëmet që i shkaktohen nga dielli dhe ndotja mjedisore.
Disavantazhet: Nëse e teproni me lëngun e portokallit do të dëmtoni enamelin e dhëmbëve. Ekspertët kanë zbuluar se njerëzit që pijnë lëng portokalli çdo ditë për pesë ditë me rradhë humbasin fortësinë e enamelit të dhëmbëve me 84%. Ndikim më të keq kanë pijet energjike dhe ato të gazuara, që kanë nivel aciditeti më të lartë dhe më të dëmshëm.
Qumështi:
Një gotë me qumësht plotëson 20% të nevojave ditore për proteinë dhe gjysmën e nevojës ditore për kalçium. Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pijnë qumësht në mëngjes kanë më pak gjasa ta teprojnë me ushqimin në vaktin e rradhës. Kjo vjen falë natyrës plotësuese të proteinës dhe faktit se kalçiumi rregullon hormonet që kontrollojnë peshën trupore.
Disavantazhet: Yndyra tek qumështi i plotë është e ngopur dhe rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si edhe gjasat e mbipeshës. Në aspektin mjedisor, qumështi jo-organik vjen nga kafshë të ushqyera me antibiotikë dhe hormone.
Cila alternative është më e mirë: Zgjidhni qumështin. Ai është shumë miqësor me dhëmbët sepse përmban kalçium. Megjithatë, sigurohuni që të jetë organik dhe pa pesticide, fertilizues, antibiotikë dhe hormone. Një qumësht i tillë ju pajis me të njëjtët antioksidantë si lëngu i portokallit.
Qumështi organik përmban 75% më shumë beta karoten dhe 50% më shumë vitamin E që lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës. Qumështi përmban 70% më shumë acide yndyrore omega-3. Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga lëngu i portokallit, por mbase jo në mëngjes. Megjithatë, përpiquni ta hani portokallin si frut, në mënyrë që të merrni vlerat më të mira. Një tjetër këshillë e rëndësishme është që të shpëlani gojën pasi të keni pirë lëng portokalli.