Ballina Arritje Teknologji Qualcomm sjell tenknologjinë 5G për smartfonët nën 100 dollarë

Qualcomm sjell tenknologjinë 5G për smartfonët nën 100 dollarë

Sipas IDC-së segmentit i mesëm ra me 14 përqind në Indi me vetëm 5.1 milionë smartfonë të shitur gjatë tre mujorit të parë. Xiaomi dhe Poco dominojnë tregun e dytë më të madh në botë.

Qualcomm ditën e Marte prezantoi çipin e ri Snapdragon 4s Gen 2. Çipi i segmentit të mesëm synon ta bëjë teknologjinë 5G të aksesueshme për masat dhe 2.8 miliardë përdoruesit e tregjeve si India dhe Amerika Latine.

Prodhuesit kohët e fundit ka hasur vështirësi me tërheqjen e blerësve të telefonëve në tregje si India i cili është i dyti më i madh në botë, dhe kjo kryesisht për shkak të çmimeve të larta që kanë smartfonët 5G.

Sipas IDC-së segmentit i mesëm ra me 14 përqind në Indi me vetëm 5.1 milionë smartfonë të shitur gjatë tre mujorit të parë. Xiaomi dhe Poco dominojnë tregun e dytë më të madh në botë.

Qualcomm synon që të mbushë hendekun e smartfonëve 5G nën 100 dollarë që aktualisht mungojnë. Xiaomi do të lançojë pajisjen e parë bazuar në çipin e ri Snapdragon 4s Gen 2. Ky i fundit është një version i limituar i Snapdragon 4 Gen 2 i cili debutoi në Qershor të vitit të kaluar.

Bazuar në teknologjinë prodhuese katër nanometër, ky çipe vjen me tetë bërthama Kryeo ku 2 janë performance me frekuencë 2Ghz dhe 6 janë efikasiteti prej 1.8Ghz.

Exit mobile version