Ballina Arritje Teknologji Qualcomm eksploron mundësinë e blerjes së Intel

Qualcomm eksploron mundësinë e blerjes së Intel

Afrimi i Qualcomm vjen në një moment dobësie për Intel, i cili dikur ishte prodhuesi më me vlerë në botë i çipave, por aksionet e të cilit kanë humbur gati 60% të vlerës së tyre që nga fillimi i vitit.

Ditët e fundit Qualcomm i është afruar Intel për të eksploruar një blerje të mundshëm të prodhuesit të çipeve raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Një marrëveshja e tillë nëse ecën e përpara do të kishte një rol transformues në sektor por përballet me pengesa të shumta.

CEO i Qualcomm Cristiano Amon është përfshirë personalisht në negociata për të blerë kompanitë Intel themeluar 5 dekada më parë.

Në fillim të muajit Reurters raportoi se Qualcomm kishte eksploruar mundësinë e blerjes së segmenteve të ndryshme të Intel siç është biznesi i dizajnit. Bisedimet me Intel janë në fazat e para ndërsa një ofertë formale ende nuk është bërë.

Afrimi i Qualcomm vjen në një moment dobësie për Intel, i cili dikur ishte prodhuesi më me vlerë në botë i çipave, por aksionet e të cilit kanë humbur gati 60% të vlerës së tyre që nga fillimi i vitit.

Një marrëveshje, nëse arrihet, ka të ngjarë të mos aprovohet nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara, Kinë dhe Evropë.

Një ofertë do të shënonte përpjekjen më të madhe për blerje në industrinë e teknologjisë që kur Broadcom kërkoi të blinte Qualcomm për 142 miliardë dollarë në vitin 2018, përpara se Presidenti Donald Trump të prishte marrëveshjen, duke cituar rreziqet e sigurisë kombëtare.

 

Exit mobile version