Qofte të mbushura turke (Receta)

Përbërësit: 1 kg mish viçi i grirë, 1 lugë çaji kripë, 75 ml vaj, 1 qepë e madhe, ½ lugë çaji piper i zi, 1 lugë çaji pluhur spec i kuq, 1 lugë çaji pastë speci të kuq, 100 g arra, 1 kg bollgur i imët

Për guaskën: 1 kg bollgur i imët, 1 lugë kripë, 1 e ½ lugë çaji piper i zi, 1 lugë çaji pluhur spec i kuq, 400 g mish i grirë imët (megjithatë, disa versione zgjedhin ta heqin mishin në pjesën e jashtme, duke e ndërtuar guaskën vetëm me bollgur, për të mos e rënduar), 1 qepë mesatare, 3 fetë bukë, ujë, 5 lugë miell dhe 1 vezë.

Përgatitja: Në një tigan të madh hidhni mishin e grirë (1 kg) dhe kripën dhe skuqini për rreth 10 minuta. Shtojini 75 ml vaj, dhe qepën e madhe të cilën e keni prerë imët. Gatuajini edhe për 5 minuta. Shtojuni piperin, pluhurin djegës dhe pastën e specit të kuq, përziejini dhe fikni furrën, duke e lënë tiganin mbi të. Grijini arrat imët në makinë grirëse dhe shtojani mishit të gatuar duke i përzier njëtrajtësisht. Në një tas të thellë, hidhni bollgurin e imët, mishin e grirë (400 gr), qepën mesatare të grirë hollë dhe nisni t’i përzieni të gjitha bashkë, që të bëhet masë e njëtrajtshme. Shtoni 3 fetat e bukës të lagura me ujë dhe të copëtuara dhe vazhdoni t’i përzieni. Kur ndjini që brumi po thahet, shtojini ujë për ta mbajtur lehtësisht të punueshëm, por jo tepër. Pasi të jetë bërë një brum i njëtrajtshëm dhe i qëndrueshëm, shtojini miellin dhe vezën, dhe përziejeni sërish. Brumi duhet të punohet derisa të ngjajë si plastelinë. Shkëpusni një top të madh nga brumi dhe përdorni gishtin e madh të dorës për të hapur një vrimë në mes të tij, duke e rrotulluar për ta bërë brumin si një tas të vogël, ku do të fusni mishin e gatuar. Mbushni boshllëkun dhe mbylleni brumin, duke i dhënë formë rrethore ose nëse doni të ndiqni traditën, bëjeni majuc nga të dyja anët, duke u kujdesur të mos e çani qoften. Përsërisni hapin e mësipërm për të gjithë sasinë e brumit dhe të mishit të gatuar. Në një tigan të thellë hidhni vaj sa të mbulohen qoftet dhe skuqini ato derisa të marrin një ngjyrë të artë të errët në kafe.Thajini qoftet nga vaji në letër kuzhine dhe shërbejini të ngrohta.