Ballina Kuzhinë Qofte spinaqi; Ide e mirë për një antipastë të shijshme

Qofte spinaqi; Ide e mirë për një antipastë të shijshme

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 2 vezë
  • 1 lugë kafeje manxuranë
  • 2 lugë gjelle parmixhan i grirë
  • Miell qiqrash
  • 2 qepë
  • 3 lugë gjelle vaj
  • Kripë

Përgatitja:

Skuqni qepët e grira me manxuranën dhe shtoni spinaqin, shtoni kripë dhe gatuajeni derisa gjethet e spinaqit të jenë gati.

Pasi të ftohet përzierja, grijeni në mikser duke shtuar një lugë gjelle vaj, pramixhanin dhe vezët. Punojeni me masën duke i shtuar pak miell qiqrash dhe pastaj punoni qoftet.

Kalojini në miell qiqrash dhe më pas hapini në një tepsi që keni lzer me vaj. Piqini në 190 gradë për 15-20 minuta duke i rrotulluar herë pas here.

Shërbejini me majonezë, salcë specash ose krem domatesh të freskëta.

Exit mobile version