Përbërësit:
- 1 kg spinaq
- 2 vezë
- 1 lugë kafeje manxuranë
- 2 lugë gjelle parmixhan i grirë
- Miell qiqrash
- 2 qepë
- 3 lugë gjelle vaj
- Kripë
Përgatitja:
Skuqni qepët e grira me manxuranën dhe shtoni spinaqin, shtoni kripë dhe gatuajeni derisa gjethet e spinaqit të jenë gati.
Pasi të ftohet përzierja, grijeni në mikser duke shtuar një lugë gjelle vaj, pramixhanin dhe vezët. Punojeni me masën duke i shtuar pak miell qiqrash dhe pastaj punoni qoftet.
Kalojini në miell qiqrash dhe më pas hapini në një tepsi që keni lzer me vaj. Piqini në 190 gradë për 15-20 minuta duke i rrotulluar herë pas here.
Shërbejini me majonezë, salcë specash ose krem domatesh të freskëta.