Tradita e kuzhinës shqiptare ofron një larmishmëri recetash e gatimesh speciale, nga ato që tërheqin oreksin me shijen e tyre fantastike.Një prej këtyre recetash, qoftet me qull dhe arra.Është ndër gatimet me shijen më të përkryer që lezetosin tryezën kur i përgatit e shërben.
Përbërësit
- 300-400 gr mish i grirë
- 2 feta të holla buke
- 1 kokërr vezë
- 2 lugë gjelle miell
- 1-2 kokrra qepë
- 4 thelpinj hudhrash
- Nenexhik
- Majdanoz
- Kripë
Për qullin
- 2 lugë gjelle me miell
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 3-4 garuzhde me ujë
- 2 lugë gjelle me arra të shtypura
- Kripë
Përgatitja
Përgatisni qoftet si zakonisht. Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë.
Fetat e bukës lagini me pak ujë që të zbuten para se t’i hidhni tek përbërësit.
Përziejini të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë homogjene.
Më pas masën e krijuar ndajeni në toptha të vegjël.
Kalojini në miell, skuqini dhe lërini mënjanë.
Ndërkohë në tiganin ku kemi skuqur qoftet hedhim miellin e kaurdisim për pak dhe shtojmë ujin e kripë dhe vijojmë ta përzjejmë derisa të krijohet një masë kremoze por jo shumë e trashë.
Masa zihet për 2-3 minuta dhe hiqet nga zjarri.
I hidhet pak uthull si dhe arra të shtypura. Sipas dëshirës hidhen edhe hudhra të shtypura.
Në pjatë vendosen qoftet dhe mbulohen me qullin e përgatitur spërkaten me pak majdanoz të freskët dhe jani gati për t’u shërbyer.