Përbërësit
- 650g lulelakër
- 3 vezë
- Trumzë
- Piper i zi
- 150g patate
- 50g djathë kaçkavall
- Kripë
- 130g bukë e thekur e thërrmuar
- Vaj për skuqje
Përgatitja
Nisni me qërimin dhe pastrimin e perimeve në ujë të bollshëm.
Pataten vendoseni të qëruar për të zierë, ndërkohë lulelakrën ndajeni në tufa të vogla.
Ju këshillon që t’i zieni të ndara pasi perimet kanë nevojë për kohë të ndryshme për të qenë gati.
Pasi të keni mbaruar me zierjen e tyre kalojini në grirësen elektrike për t’i grimcuar.
Nëse nuk ju gjendet kjo pajisje mund t’i shtypni perimet duke përdorur kulloren e makaronave dhe një lugë.
Kur të mbaroni me shtypjen e perimeve kalojeni brumin e tyre në një tas të madh dhe aty shtoni erëzat e përmendura tek përbërësit.
Më pas shtoni 1 vezë, të cilën e keni rrahur lehtë, dhe përziejeni masën me një spatul kuzhine.
Në fund hidhni dhe djathin kaçkavall dhe punojeni mirë masën që të jetë e njëtrajtshme.
Me duar nisni tu jepni formë qofteve.
Në një tas hidhni bukën e thekur të thërrmuar dhe tek një tjetër rrihni vezët e mbetura.
Kalojini qoftet në fillim tek tasi me vezë e më pas tek tasi me bukën e thekur.
Ndërkohë që në zjarr keni vendosur një tenxhere apo tigan të thellë me vaj për skuqje.
Futni qoftet për t’i skuqur derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë të ndezur.