Qofte perimesh për fëmijë

Duhet t’u përshtatemi shijeve të fëmijëve. Nëse fëmijët duan të hanë ushqime të gatshme, p.sh. patatina, le t’i përgatisim këto me ndihmën e petave të byrekut dhe erëzave të ndryshme. Nëse duan akullore, le të përdorim të gjitha frutat e stinës për shije dhe ngjyra fantastike. Të krijojmë forma të ndryshme me perime, për t’i stimuluar fëmijët që t’I konsumojnë ato.

Përbërësit:
~ 1 panxhar mesatar
~ 1 vezë
~ 200 gramë spinaq
~ ½ filxhan çaji bizele
~ 2 karota
~ 4-5 lugë miell gruri
~ 4-5 lugë miell misri
~ 200 gramë djathë kaçkavall i grirë
~ 1 qepë të vogël të thatë ose të njomë
~ piper
~ majdanoz
~ kopër
Për dekorim:
~ 1 domate
~ 1 kastravec
~ 1 degë majdanoz

Përgatitja:

Qoftet me karota
Ziejmë karotat, i kullojmë nga lëngu të cilin e ruajmë me vete, i kalojme ne mikser, e përziejmë me një pjesë të vezës së rrahur
më parë, miell gruri dhe misri sa të lidhen, kaçkavall, kripë e piper. I bëjmë si topa të vegjël sa një kokërr arre dhe i lëmë mënjanë.

Qoftet me bizele dhe spinaq
Skuqim bizelet me qepen e prere imet, shtojmë koprën, majdanozin, pak nga lëngu I karotes, gjethet e spinaqit te prera dhe i lëmë të ziejnë pak. I kalojmë në mikser, e përziejmë me një pjesë të vezës së rrahur më parë, miell gruri dhe misri sa të lidhen, kaçkavall, kripë e piper. I bëjmë si topa të vegjël sa një kokërr arrë dhe i lëmë mënjanë.

Qoftet me panxhar
Ziejmë panxharin, e grijmë imët në mikser, e përziejmë me pjesën e mbetur të vezës se rrahur, miell gruri dhe misri sa të lidhen,
kaçkavall, kripë e piper. I bëjmë si topa të vegjël sa një kokerr arre dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere vëmë të ziejë lëngun e karotave, të cilit, në varësi të sasisë së qofteve, mund t’i shtojmë dhe pak ujë. Hedhim brenda, të parat, qoftet me karota dhe qoftet me bizele e spinaq. Pas 5 minutash i heqim me ndihmën e një luge me vrima dhe vazhdojme me qoftet e panxharit. I vendosim në enën ku duam t’i shërbejmë dhe sipas dëshirës, i hedhim sipër pak vaj ulliri.
Këshillë: Këto qofte mund të përgatiten edhe me lloje të tjera.

Nga Amarilda Duraj, Fotografia Armand Habazaj