Ballina Kuzhinë Qofte me salcë arrash

Qofte me salcë arrash

Përbërësit për 3-4 persona: 500 g mish i grirë, 1 kokërr qepë, 4-5 thelpinj hudhra, 1 vezë, gjysmë filxhan çaji me arra të shtypura, majdanoz, dy lugë gjelle miell, kripë, piper dhe vaj ulliri.

Përgatitja : Përgatitet masa e qofteve si zakonisht, por në vend të bukës i hidhet pak miell, pastaj hidhen mishi i grirë, veza, qepa, hudhrat, majdanozi, kripa dhe piperi. Pasi përpunohet brumi, priten disa copëza të vogla për çdo racion. Secilës prej copëzave u jepet një formë sferike e cila nuk duhet të jetë më shumë se një kokërr arrë. Më pas të gjitha qoftet i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Pasi janë skuqur të gjitha qoftet, në tigan hedhim miellin dhe e kaurdisim derisa të zverdhet. Në këtë moment hedhim lengun e mishit ose ujë, dhe sapo të nisë të marrë një valë e hedhim në një tavë, në të cilën më parë kemi vendosur qoftet. Pasi qoftet të marrin një valë me salcën shtohen arrat e shtypura mirë dhe të holluara me pak lëng. Tava vendoset në zjarr ose në furrë të parangrohur edhe për 10-15 minuta të tjera. Shërbehet e ngrohtë e ndarë në pjatanca dhe me pak majdanoz të grirë hollë sipër.

Exit mobile version