Ballina Kuzhinë Qofte me mish qengji dhe darka e së shtunës është gati për...

Qofte me mish qengji dhe darka e së shtunës është gati për 5 minuta

Nëse nuk e keni përgatitur akoma darkën, mos u shqetësoni pasi qoftet me mish qengji bëhen për pesë minuta dhe do i dashurojnë të gjithë.

PËRBËRËSIT:

  • 1 kg mish qingji,
  • 1 qepë e madhe,
  • 3-4 thelpinj hudhër,
  • mente e freskët,
  • rigon,
  • piper i zi,
  • spec i kuq pluhur,
  • spec djegës,
  • kripë
  • dhe 2 lugë miell sa të lidhet brumi.

PËRGATITJA:

Grini në blender qepën, hudhrat dhe menten. Masën e krijuar e shtoni te mishi bashkë me erëzat e thata dhe kripën, shtoni pak miell sa të lidhet masa dhe e përzieni mirë me duar. E ndani në 25 pjesë, i jepni formë dhe i vendosni një shkop. I punoni pak duke i rrotulluar që mishi të ngjitet te shkopi dhe i piqni në skarë derisa të marrin ngjyrë edhe të tymosen. I shijoni me pite, salcë kosi, domate edhe kastraveca.

Exit mobile version