Nëse nuk e keni përgatitur akoma darkën, mos u shqetësoni pasi qoftet me mish qengji bëhen për pesë minuta dhe do i dashurojnë të gjithë.
PËRBËRËSIT:
- 1 kg mish qingji,
- 1 qepë e madhe,
- 3-4 thelpinj hudhër,
- mente e freskët,
- rigon,
- piper i zi,
- spec i kuq pluhur,
- spec djegës,
- kripë
- dhe 2 lugë miell sa të lidhet brumi.
PËRGATITJA:
Grini në blender qepën, hudhrat dhe menten. Masën e krijuar e shtoni te mishi bashkë me erëzat e thata dhe kripën, shtoni pak miell sa të lidhet masa dhe e përzieni mirë me duar. E ndani në 25 pjesë, i jepni formë dhe i vendosni një shkop. I punoni pak duke i rrotulluar që mishi të ngjitet te shkopi dhe i piqni në skarë derisa të marrin ngjyrë edhe të tymosen. I shijoni me pite, salcë kosi, domate edhe kastraveca.