Ballina Kuzhinë Qofte me mish pule dhe kërpudha

Qofte me mish pule dhe kërpudha

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare

Përbërësit:

▪ 300 g mish pule
▪ 200 g kërpudha
▪ qepë të reja
▪ bukë
▪ 2 vezë
▪ kripë, piper dhe miell

Përgatitja: Mishin e pulës e zieni, i hiqni kockat dhe e bluani në blender bashkë me qepën. Kërpudhat i grini sa më imët që mundeni dhe fërgojini. Më pas bashkojini i bashkoni me mishin e pulës. Shtoni një vezë, pak kripë dhe tul buke të njomur në ujë dhe të kulluar. Me dorë formësoni qofte të vogla, rrotulloni në vezë të trazuar dhe në mielli (përzierje e përbashkët), pastaj në thërrmija buke dhe i fërgoni në tigan me shumë vaj. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version