Qofte me mish në tavë

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 gotë uji oriz të zier
  • 1 vezë
  • 2 lugë miell misri ose galetë
  • krip
  • piper i kuq dhe i zi
  • salcë
  • 250 ml ajkë kosi
  • 3 vezë
  • 150 gr djathë i fortë

Fillimisht ziejmë orizin në ujë ku kemi hedhur më parë kripë dhe e lejuar më pas të ftohet. Qepën e skuqim dhe e përziejmë me mishin e grirë, hudhrën, orizin e zier. I përziejmë mirë dhe me dorë formojmë toptha. Deri sa t`i formojmë topthat, në tiganin që kemi vendosur në zjarr hedhim 2 litra ujë që të vlojnë.

Pasi të vlojë uji, i shtojmë topthat në ujin që vlon dhe i ziejmë rreth 10-15 minuta. Më pas i heqim nga uji. I shtrojmë në tepsi dhe i pjekim në furrë për rreth 20 minuta në temperaturë 220 gradë.