Qofte me lëng

Përbërësit:
500 g mish i grirë
2 qepë mestare ose 1 e madhe
1 lugë gjelle rigon
1 lugë gjelle majdanoz
2-3 lugë gjelle bukë e thërrmuar
1 vezë
1 lugë çaji spec i kuq jo djegës
2 lugë gjelle gjalpë
3-4 lugë vaj i qofteve
4 lugë miell
1, 5 l ujë
2/3 thelpinj hudhër
kripë
piper
uthull

Përgatitja:
Qoftet formohen nga përzierja e gjithë masës duke formuar një brumë. E mira është ta bëni një natë përpara, por nëse nuk keni patur kohë e lini të pushojë të paktën për 1 orë kur erëzat të lëshojnë aromën e tyre. Në një tigan shtojmë vaj dhe skuqim qoftet të bëra në mënyrë rrethore të lyer me pak miell. I skuqim në zjarr mesatar që qoftja të piqet mirë. Pasi qoftet janë skuqur i vendosim në një pjatë dhe i mbulojmë me letër alumini për të qëndruar të ngrohta. Në një tenxhere, shtojmë gjalpin, vajin nga tigani qofteve për të dhënë shije, dhe hudhrat e prera imët. I kavërdisim për pak por jo shumë sepse hudhra do skuqet dhe me miellin dhe do na digjet më shumë seç duhet. Shtojmë miellin dhe e skuqim zjarr mesatar aq sa merr një ngjyrë kafe të bukur dhe më pas e largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë ujin e nxehtë duke e rretulluar me shpejtësi në mënyrë për të shmangur kokrizimin e miellit. E vendosim përsëri në zjarr dhe shtojmë, kripë, piper dhe një lugë gjelle uthull. E trazojmë dhe kur ajo vlon e lejmë edhe 5 minuta. Në fund e shtojmë në pjata dhe sipër i vendosim qoftet