Përbërësit:
2 banane të pjekura,
1 lugë lëng limoni,
200 gr miell,
50 gr sheqer,
1 vezë,
30 gr gjalpë,
150 ml qumësht,
pak kripë,
1 lugë kafeje maja për ëmbëlsira,
Qofte me banana
Bananet dhe i shtypim mire dhe i hedhim sipër
lëngun e limonit që të mos nxihen. Në një enë qelqi hedhim gjalpin e shkrirë dhe sheqerin. I trazojmë mirë e më pas shtojmë vezën. I përziejmë mirë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit. Shtojmë dhe bananen e shtypur. Hedhim qumështin ngadalë dhe përziejmë mirë. Më pas pak nga pak hedhim miellin e përzier me majanë. I përziejmë mirë që të mos krijohen kokrriza dhe derisa të arrijmë një masë homogjene
Hedhim vajin në një tigan të thellë dhe me ndihmën e një luge shkëpusim brumin në toptha të vegjël dhe i lëmë të skuqen.