Ballina Lajmet Kosovë QKU: Hiqet lista e pritjes me stentime

QKU: Hiqet lista e pritjes me stentime

Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim.

“Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës Shërbimi i Kardiologjisë Invazive nga janari i vitit 2018, ka shënuar rezultate të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime (PCI, procedura me stentim).

“Në javën e kaluar janë realizuar dy intervenime kardiokirurgjike, për shkak të diseksionit akut( qarje a murit të aortës). Dy pacientët, tani janë në transferuar nga Njësia Intensive, në repart dhe janë stabil”, thuhet në komunikatën e QKU-së.

Exit mobile version