Qeveria e Qipros vë në shitje pasaporta europiane për të gjithë ata që investojnë të paktën 2 milion euro në prona, sipërmarrje apo bono thesari. Lajmi ëhstë publikuar në një reportazh të britanikes The Guardian, e cila ka publikuar dhe një listë me qindra blerës të mundshëm të këtyre pasaportave. Pasaporta i është shitur edhe disa oligarkëve rusë dhe ukrainas, dke u dhënë atyre të drejtën për të jetuar në cdo vend të Bashkimit Europian
Sipas britanikes ky lloj biznesi i ka siguruar republikës më shumë seë katër miliardë dollarë që nga viti 2013. Në fakt bëhet fjalë për një sistem që është në fuqi prej kohësh, para zyrtarizimit të procedurës.
Një i kushëri i presidentit sirian Bashar Al Asad u bë qipriot në 2010-ën, por nënshtetësia iu hoq pas shpërthimit të luftës civile në vend. Vetëm në 2016-ën, sipas The Guardian, më shumë se 400 pasaporta europiane kanë përfunduar në duart e të huajve milionerë, mes tyre dhe personazhe me shumë influencë në fushën politike. Ndër ta është dhe një ish deputet i parlamentit rus dhe themeluesi i bankës më të madhe tregtare ukrainase.
Pas marrjes së pasaportës, shtetasit tashmë qipriotë, nuk janë të detyruar të jetojnë në ishull dhe as të mësojnë gjuhën. Përvec detyrimit për të shkelur në vend cdo shtatë vjet, qipriotët e rin janë të lirë të udhëtojnë dhe të punojnë në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian.
Përvec Qipros, janë dhjetë vendet anëtare të Bashkimit Europiamn që japin pasaporta në këmbim të një investimi të caktuar apo një shume të konsiderushme parash. Këto vende janë: Hungaria, Bullgaria, Belgjika, Greqia, Austria, Malta, Portugalia, Spanja, Irlanda, dhe Letonia. Sipas The Guardian ky biznes pa kufi rrezikon sigurinë e kontinentit e për këtë arsye në fund të këtij viti parlamenti italian do të diskutojë për një amendament që detyron vendete përfshira që të shtojnë kontrollet në kufij.