Qipro ndërton barrierë kilometrike për frenimin e migrantëve

Qeveria e Qipros po ndërton një barrierë për të parandaluar migrantët dhe refugjatët të kalojnë pjesën veriore të ishullit.

”Nikozia tashmë e ka informuar Bashkimin Europian për planet e saj”, njoftoi radioja shtetërore qipriote RIK.

Barriera fillimisht do të jetë e gjatë 11 kilometra.

Imazhet e gardhit me tela me gjemba në perëndim të Nikozisë u treguan në median qipriote.

Zyrtarët e sigurisë kanë mbledhur vazhdimisht refugjatë dhe migrantë, shumica e të cilëve vijnë nga Siria dhe Afganistani përmes Turqisë në pjesën veriore të ishullit.

Numri i refugjatëve dhe migrantëve që mbërrijnë në Qipro është rritur në mënyrë dramatike në vitet e fundit. /ATSH