Një grup aktivistësh të ekstremit të djathtë sulmuan dhe vandalizuan një xhami në Limasol, në Qipron Greke, duke vizatuar një kryq dhe duke shkruar ‘vdekje për të gjithë Turqit’ në muret e saj.
Ndërsa Greqia festonte 200 vjetorin e pavarësisë së saj të enjten, një grup Grek i ekstremit të djathtë sulmoi një xhami në qytetin Grek të Qipros Limasol. Sulmuesit vizatuan një kryq dhe shkruajtën “vdekje për të gjithë turqit” në muret e xhamisë.
Sulmuesit mbanin parulla që mbanin datën 1821, vit kur Greqia u bë e pavarur dhe sundimi i Perandorisë Osmane përfundoi zyrtarisht në vend. /Mesazhi.com