Qindra të arrestuar në një operacion global përmes një aplikacioni me komunikim të enkriptuar

Pasi kishte thyer me sukses dy shërbime të tjera me komunikim të enkriptuar, FBI vendosi të operonte kompaninë e saj ANOM.

Mëse 800 kriminelë të dyshuar janë arrestuar në mbarë botën pasi u mashtruan nga FBI dhe përdorën një aplikacion me komunikim të enkriptuar ndërtuar po nga Byroja Federale e Hetimit.

Operacioni i cili u realizua në bashkëpunim me autoritetet Australiane, kriminelët të cilët përdornin aplikacionin ANOM krijuar nga FBI, ju monitoruan bisedat e tyre ku flisnin për trafiqe, drogë, pastrim parash e deri vrasje.

Shënjestër ishin bandat dhe njerëz të lidhur me mafian. Gjatë këtij operacioni u konfiskuan drogë, armatim dhe para. Kryeministri Australian e përshkroi si një goditje fatal ndaj krimit të organizuar në mbarë botën.

Pritet që gjatë ditës së sotme FBI-ja të ofrojë më shumë informacion në lidhje me operacionin.

Si funksiononte ANOM?

Pasi kishte thyer me sukses dy shërbime të tjera me komunikim të enkriptuar, FBI vendosi të operonte kompaninë e saj ANOM.

Kjo kompani shite pajisje me aplikacionin me komunikim të enkriptuar tek kriminelët në mbarë botën. Në fillim pajisjet ishin përdorur nga figura të larta të krimit të organizuar duke krijuar besim edhe tek të tjerët.

Ishte trafikanti i drogës Hakan Ayik i cili ju rekomandoi aplikacionin bandave dhe mafias pas ju dha në dorëzim nga oficerë të mbuluar.

Në total 12 mijë pajisje të enkriptuara u shitën tek 300 banda dhe grupe kriminale të organizuara në 100 vende të botës. Në mbarë botën u angazhuan 9 mijë oficerë policie për operacionin. /PCWorld