Qindra mijëra njerëz në Gaza në rrezik të urisë së rëndë, thotë WFP

Me rifillimin e luftës nga Izraeli në Gaza, qindra mijëra palestinezë janë sërish në rrezik të urisë së rëndë dhe kequshqyerjes, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP).

Bombardimet dhe operacionet tokësore të zgjeruara të Izraelit kanë penguar rëndë operacionet e ndihmave ushqimore.

“WFP dhe partnerët nga sektori i sigurisë ushqimore nuk kanë qenë në gjendje të sjellin furnizime të reja ushqimore në Gaza për më shumë se tre javë,” tha organizata, duke shtuar se rezervat e mbetura të ushqimit do të zgjasin maksimumi dy javë. /mesazhi