Qindra kolonë të paligjshëm izraelitë hynë me forcë të hënën në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, për të shënuar ditën e dytë të Pashkëve Hebreje, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds thuhet se 765 kolonë të paligjshëm hynë në kompleksin ku shpesh tensionohet situata, në grupe, nën mbrojtjen e policisë izraelite përmes zonës së portës Al-Mugharbah, në perëndim të xhamisë së shenjtë.
Departamenti tha se rreth 500 kolonë të paligjshëm sulmuan xhaminë në ditën e parë të Pashkëve Hebreje, të dielën.
Pashkët, në të cilën përkujtohet eksodi i izraelitëve nga Egjipti gjatë kohës së profetit Musa, konsiderohen si një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar hebre.
Referuar Ministrisë palestineze për Çështje Fetare dhe të Vakëfeve, kolonët e paligjshëm izraelitë bastisën xhaminë 21 herë gjatë muajit të kaluar, kur muslimanët po kalonin gjatë muajit të Ramazanit.
Nga shifrat e publikuara nga guvernatori i Kudsit u bë e ditur se 13.064 kolonë të paligjshëm sulmuan xhaminë në tre muajt e parë të vitit 2025.
Nga viti 2003, Izraeli ka lejuar kolonët e paligjshëm në kompleksin ku shpesh tensionohet situata, pothuajse çdo ditë, me përjashtim të ditëve të premte dhe të shtune.
Xhamia Al-Aksa për muslimanët është vendi i tretë në botë për nga shenjtëria. Ndërsa, hebrenjtë e quajnë këtë zonë si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebreje në kohët e lashta.
Izraeli e ka okupuar Kudsin Lindor, aty ku ndodhet xhamia Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Izraeli e aneksoi gjithë qytetin nga viti 1980 në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.