Të paktën 547 anëtarë të kortit prestigjoz katolikë të djemve në Gjermani u abuzuan fizikisht ose seksualisht midis viteve 1945 dhe 1992, sipas një raporti të lëshuar të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Akuzat që përfshinin korin Domspatzen në Regensburg që ishin në mesin e disa zbulimesh të abuzimit nga kleri katolik në Gjermani që dolën në vitin 2010. Në vitin 2015, avokati Ulrich Weber u ngarkua me përpilimin e një raporti rreth asaj se çfarë ka ndodhur.
Në raport theksohet se 547 djem në shkollën Domspatzen “me një shkallë të lartë besueshmërie” ishin viktima të abuzimit fizik ose seksual, ose që të dyja. Ai ka gjetur 500 raste të dhunës fizike dhe 67 të dhunës seksuale, të kryer nga gjithsej 49 autorë.
Në korin parashkollorë, “dominonte dhuna, frika dhe pafuqia” dhe “dhuna ishte një metodë e përditshme”, thuhet më tej.