Ballina Lajmet Kosovë Qeveritarët me para të qytetarëve qejfe të fundvitit

Qeveritarët me para të qytetarëve qejfe të fundvitit

Të gjitha institucionet shtetërore në fundvit organizojnë ndeja nëpër restorante për të përmbyllur vitin paraprak.

E këto ndeja buxhetit të shtetit i kushtojnë mijëra euro.

Një e tillë ndodhi mbrëmë ku Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e udhëhequr nga Albena Reshitaj e AKR-së organizoi pritje për qindra punëtorë.

Madje aty nuk mungoi as kryeministri Ramush Haradinaj.

Por pse duhet që këta punëtorë shtetërorë të bëjnë qejfe me paratë e taksapaguesve.

Në këto ndeja përveç ushqimit dhe pijeve të zakonshme përdoret edhe alkooli./Mesazhi.com/

Exit mobile version