Qeverisë i dërgohet për votim koncept-dokumenti për procesin e Vettingut në drejtësi

Ministria e Drejtësisë ka proceduar për votim në Qeveri, koncept-dokumentin për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja Albulena Haxhiu në një konferencë për media.

“Një nga prioritet e Qeverisë tonë është zhvillimi i procesit të Vettingut në drejtësi. Ne kemi proceduar për në qeveri koncept dokumentin për zhvillimin e Vettingut në sistemin e drejtësisë që do të votohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se procesi i Vettingut pritet të përfundojë në një afat prej 5 vitesh.

“Vettingu do të fillohet me strukturën më të lartë hierarkie në gjyqësorë dhe prokuroi për ta përfunduar ndaj të gjithëve në një afat prej 5 vitesh”, tha Haxhiu, duke shtuar se ky proces nuk po bëhet kundër ndonjë emri të përveçëm.

Në anën tjetër zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala tha se ky koncept-dokuemnt është rezultat i një pune serioze të bërë nga grupi punues.

Shala ka bërë të ditur se subjekt i Vettingut do të jenë të gjithë gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët me pozita të larta drejtuese brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Ajo më tej se anëtarët e procesit të Vettingut do të jenë profesionit të fushës së drejtësisë me integritet të lartë me mandat që do të zgjasë deri në fund të procesit

“Anëtaret do të zgjidhen në Kuvendin e Kosovës dhe do të shpallen nga Presidentja e vendit, të njëjtit do të vetohen paraprakisht nga një organ me asistencë ndërkombëtare. Vettingu do të zhvillohet me tre trupa vendimmarrës për gjyqtarët dhe dy trupa për prokurorët”, tha Shala.