Qeveria vendos masa më rigoroze, nuk ka gjendje të jashtëzakonshme

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të reja rigoroze.

Qeveria e Kosovës nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por që një gjë të tillë është duke e diskutuar.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas përfundimit të takimit me komitetin për menaxhimin e COVID-19, deklaroi se kanë rënë dakord për masa më rigoroze për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, raporton lajmi.net.

“Në tri ditët e fundit masat e reja. Kemi shqyrtuar dy skenarë, skenari i parë që nënkupton zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese dhe masave të reja. Skenari i dytë shpallja a e gjendjes së jashtëzakonshme……jemi duke ndërtuar një strategji që të merremi me këtë situatë të re. Sapo e kryem edhe mbledhjen e këshillit ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme që të shkojmë përpara me skenarin e parë, pra me ndërmarrjen e masave të reja dhe me zbatimin e plotë më rigoroze….. duke mos e përjashtuar edhe shtjellimin  masave për shpalljen e  gjendjes së jashtëzakonshme..Masat shtesë të cilët do të propozohen sot do të jenë më shumë rigorozitete në ato që kemi marrë më herët sepse masat më efektive për të parandaluar përhapjen e COVID-19, janë të thjeshta. Maska, distancë, higjienë…. më lejoni të ju them se nuk do të tolerojmë asnjë dhe asgjë”, deklaroi ndër të tjerash Hoti.

Ai po ashtu bëri të ditur se të gjitha këto do të hedhen në votim në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.