Zv. Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në një përgjigje dhënë zeri.info ka thënë se Vetëvendosja nuk duhet të jap kushte.
Gecaj ka deklaruar se opozita duhet të ulet dhe të bisedoj pa kushte. Ai ndër të tjera ka potencuar se kushtëzimet nga ana e opozitës janë të papranueshme.
“ Opozita mund të ulet të bisedoj vetëm pa kushte. Kushtëzimet janë të papranueshme”, është përgjigjur shkurt Gecaj.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur pesë pika në të cilat Qeveria do të duhej të ndërhynte. Këto janë pikat e VV-së:
1. Marrëveshja për demarkacionin duhet të jetë në përputhje me rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Publike.
2. Kuvendi i Kosovës duhet të themeloj një komision gjithë-partiak dhe mbi-partiak, që të jap udhëzimet për demarkimin me Malin e Zi. Njëkohësisht duhet të themelohet edhe një komision hetimor, që të hetoj marrëveshjen e 26 gushtit.
3. Kryeministri, përmes një shkrese zyrtare, duhet të dërgoj kërkesë homologut të tij nga Mali i Zi, për rishikim të marrëveshjes.
4. Kryeministri, përmes një shkrese zyrtare, të zotohet para institucioneve të BE-së për zgjidhje të drejte në lidhje me demarkacionin, dhe të kërkoj që kjo të mos jetë pengesë për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset e mëtutjeshme për integrime evropiane.
5. Duhet të organizohet një konferencë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë për çështjen e demarkacionit, më njohës vendor dhe ndërkombëtar.