Ballina Uncategorized Qeveria shkarkon edhe bordin mbikëqyrës të Trepçës

Qeveria shkarkon edhe bordin mbikëqyrës të Trepçës

Qeveria e Kosovës ka vazhduar me shkarkimin e bordeve.

Sot me kërkesë të minsitres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, është shkarkaur edhe bordi mbikëqyrës  i Trepçës, shkruan lajmi.net.

Hajdari ka përmendur edhe hapjen e konkursit gjatë fushatës zgjedhore, nga ku ajo tha se prokuroria ka nisur hetimet për shkelje penale

“Propozimi jepet duke u mbështetur dhe duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Qeveria si ushtruese e detyrës emëron 6 nga 9 drejtorët në bordin mbikëqyrës, dhe të njëjtit mund t’i shkarkojë nëse ekzistojnë arsyet. Në rastin e Trepçës tërësia e rrethanave rreth palujtshmërisë, bjen ndesh me interesat e ndërmarrjes”, tha tutje ajo.

Qeveria në këtë rast ka shkarkuar gjashtë drejtorë mbikëqyrës të Trepçës. 

Exit mobile version