Qeveria shkarkon Bordin e Përkohshëm të KEK-ut, emëron të riun

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm.

Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020. dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A.  në këtë përbërje:

  1. Musa Misini –  Kryesues, Drejtor;
  2. Petrit Ibraj – Drejtor;
  3. Fatime Grajcevci –  Drejtore;
  4. Fadil Hoxha – Drejtor.