Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës”, “Infrakos”.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ministrja, Rozeta Hajdari ka thënë se rekomandimi është marrë për shkak të shkeljeve të detyrave.
Në këtë rast, sipas Hajdarit shkelja ka të bëj me dështimin e marrjes së masave ndaj kryeshefit të “Infrakos-it” i cili është akuzuar për shkelje të pozitës zyrtare.
Sipas Hajdarit, hetimi që kryen bordi është i ndarë nga prokuroria, dhe i njëjti është dashur të marrë masa ndaj Agron Thaqit.
Në këtë kuadër, ajo ka përmendur ligjin, i cili lejon pezullimin e kryeshefit në rast se ndaj tij zhvillohet procedurë penale.