Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rradhës së saj.
Në mbledhjen e mbajtur sot janë shfuqizuar dy vendimet e qeverisë Haradinaj për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit, dhe heqjen e akcizës për prodhuesit vendor të duhanit, shkruan lajmi.net.
Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se dikasteri që ai udhëheq, beson që këto vendime nuk janë të drejta dhe e çrregullojnë tregun.
Me këtë rast, janë shfuqizuar dy vendime.
Qeveria e Kosovës po ashtu gjatë ditës së sotme ka shkarkuar edhe dy borde, atë të Trepçës dhe atë të Infrakos-it.