Ballina Lajmet Kosovë Qeveria riprocedon Demarkacionin pa konsensus

Qeveria riprocedon Demarkacionin pa konsensus

Qeveria e Kosovës pritet ta dërgojë në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi pa konsensus të spektrit politik në vend. Kjo do të ndodhë pasi opozita pranon të takohet me kryeministrin Mustafa vetëm nëse pranohen kushtet e tyre. Në Qeveri thonë se nuk pranojnë kushte paraprake

Konsensusi për riprocedimin e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit mes pushtetit dhe partive opozitare duke i pamundshëm. Deklarimet e dyja palëve, para se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa t’u bëjë ftesë krerëve të tri partive opozitare për një takim, nuk po kontribuojnë në afrimin e qëndrimeve mes tyre, por ndarjes edhe më të madhe.

E si pasojë e kësaj, ekzekutivi i vendit pritet që pa konsensus dhe në mënyrë arbitrare ta dërgojë në Kuvend për ratifikim Marrëveshjen për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Më 1 shtator Qeveria e kishte tërhequr nga rendi i ditës këtë marrëveshje, pasi në seancë nuk ishte Lista Serbe, çka pamundësonte ratifikimin e saj, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Pas kësaj i pari i Qeverisë paralajmëroi ftesën për liderët e partive politike, pozitë e opozitë, për një takim të përbashkët për ta gjetur një konsensus rreth kësaj çështjeje, e cila po kundërshtohet tash e një vit.

Exit mobile version