Qeveria Kombëtare Palestineze ka marrë kontrollin e të gjitha kalimeve kufitare në Gaza dhe ka hequr të gjitha detyrimet doganore të cilat në dekadën e fundit ishin vendosur nga Hamasi, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacionet e dy lëvizjeve rivale palestineze Fatah dhe Hamas, më 12 tetor në Kajro të Egjiptit nënshkruan marrëveshjen me të cilën i dhanë fund konfliktit dhe krijimin e një qeverie të Unitetit kombëtar që duhet të marrë kontrollin e të gjitha institucioneve që kanë qenë në duart e Hamasit në dekadën e fundit deri më 1 dhjetor.
Plani është që në periudhën e ardhshme në Gaza të vendosët një rend ligjor identik siç është aktualisht në Bregun Perëndimor.
Ministria palestineze e Punëve Publike dhe Çështjeve të Strehimit tha se qeveria në Ramallah nga sot ka marrë nën kontroll të gjitha pikat kufitare në Gaza.
Paralelisht me këtë, ministri palestinez i Çështjeve Civile, Hussein al-Sheikh tha se nga sot janë hequr të gjitha detyrimet të cilat Hamasi i ka vendosur për importet e mallrave në Gazë, të cilat nuk janë në përputhje me ligjet në pjesën tjetër të Palestinës.