Qeveria në Gaza: Vrasja e gazetarëve nga Izraeli është një krim lufte

Qeveria në Gaza e përshkroi sulmin e Izraelit që vrau 5 gazetarë palestinezë në Rripin e Gazës si një “krim lufte që shkel ligjin ndërkombëtar”, raporton Anadolu.

Drejtori i Zyrës për media të Qeverisë Palestineze në Gaza, Ismail es-Sevabite në deklaratën për Anadolu se ushtria izraelite shënjestroi automjetin e transmetimit të drejtpërdrejtë të televizionit Al-Quds al-Yawm (alqudstoday-tv) në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës dhe vrau 5 gazetarë.

Ai tha se Izraeli heshti popullin palestinez dhe parandaloi që krimet sistematike që kreu në Rripin e Gazës të shpërndahen në botë. Sevabite kujtoi se numri i gazetarëve të vrarë palestinezë që kur Izraeli filloi sulmet në Gaza arriti në 201.

“Synimi i gazetarëve me të shtëna të drejtpërdrejta ose sulme në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve për mbrojtjen e gazetarëve në zonat e konfliktit”, tha ai.

Sulmi ndaj gazetarëve në fjalë pasqyron këmbënguljen e Izraelit për të heshtur gazetarët e lirë që raportojnë të vërtetën në Gaza, pavarësisht nga çdo ligj ndërkombëtar, tha ai.

“Fakti që këto krime vazhdojnë nën hijen e heshtjes ndërkombëtare çon në rritje të mëtejshme të shkeljeve. Ftoj komunitetin ndërkombëtar dhe organizatat të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar këto krime të kryera në Gaza”, tha Sevabite.