Qeveria në detyrë ndanë mijëra euro për policët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, mjekët e punëtorët teknikë

Qeveria e Kosovës në detyrë ka ndarë mjete për disa kategori që s’kanë qenë të përfshira më parë në ndihmën që u ofruar nga institucionet qeverisëse.

Janë ndarë 3 milionë euro për Ministrinë e Arsimit, të planifikuara për muajin shkurt.Me propozim të ministres në detyrë të Financave, Hykmete Bajram, Qeveria mori vendim për ndarjen e 700 mijë eurove për zyrtarët policorë.

”Për zjarrfikësit nga kjo pako do të ndahen 180 mijë euro, proporcionalisht për çdo punëtorë nga 100 euro në dy muaj, transmeton lajmi.net.Kurse sa i përket sektorit social, respektivisht për punëtorët e qendrave sociale është marrë vendim të ndahen 78 mijë euro, pagesë kjo e cila do të bëhet për dy muaj.Gjithashtu u morë vendim për ndarjen e 100 mijë eurove për profesionistët shëndetësore, bëhet fjalë për stafin që paguhet nga ‘Caritas’.

Poashtu 160 mijë euro do të shkojnë për punëtorët teknik, për ata që punojnë në mirëmbajtjen pastërtisë së institucioneve shëndetësore.