Ballina Lajmet Kosovë Qeveria ndan mbi 1 milion euro për shqiptarët e Luginës së Preshevës...

Qeveria ndan mbi 1 milion euro për shqiptarët e Luginës së Preshevës që merren me bujqësi

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1 milion e 108 mijë e 529 euro si mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës që merren në mënyrë aktive me bujqësi.

Vendimi është marrë të mërkurën në një mbledhje online, sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar

“Ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”, thuhet në komunikatë

Qeveria ka aprovuar rregulloren për procedurat dhe kushtet e financimit të organizatave sportive dhe ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

Serbia kishte kërkuar që të anulohet konkursi për përfitime të subvencioneve nga Kosova, për bujqit e Luginës së Preshevës.

Exit mobile version